Aktoret e Portokallise, emision edhe ne TAR

I kemi pare ne “Portokalli” te sjellin nepermjet humorit personazhe tipike vendase dhe permes tyre nje sere temash aktuale. Por kane zgjedhur edhe nje tjeter menyre.
Florian Binaj, Ermal Mamaqi dhe Elvis Pupa per te trajtuar sigurisht me humor tema nga me te ndryshmet, nepermjet valeve te Top Albania Radio me programin e tyre “ Rikoshet “.
Sipas Florian Binajt, ky emision i ri do trajtoje gjithe problemet qe ka aktualisht vendi yne. Nga ana tjeter, aktori Elvis Pupa ka theksuar se “Rikoshet” do perpiqet te zgjatet nga temat me te nxehta deri tek temat me roze.
“Une dhe Ermali do jemi ne studio ku do diskutojme temen e radhes dhe do presim telefonatat”, shprehet Pupa. Programi Rikoshet eshte ne transmetim direkt ne TAR, cdo te marte ora 12:00.