Drama irlandeze "Fishkëllimë në errësirë", premierë në TK
Drama irlandeze "Fishkellime ne erresire" është premiera e re e Teatrit Kombëtar për këtë sezon artistik. Kjo veper do të vihet në skenë me rregji nga Spiro Duni. Vepra përfshin një numër të madh artistësh profesionist, të cilët mes lojës së tyre aktoreske do të sjellin këtë vepër të konceptuar drejtëpërdrejtë për publikun dhe jetën shqiptare. Regjisori ka përzjedhur pikërisht veprën e Tom Merfit, irlandezit I cili gjendet në të gjithë botën me veprat e tij. Në premierën e veprës pritet që të jetë dhe vetë autori Merfi. Aktorët të cilët do të luajnë në rolet e familjarëve "Kalni" janë artistët më me eksperiencë dhe që mbajnë në supe një lojë më emocione të mëdha gjatë gjithë karierës së tyre. Një lojë, që duket se I ka rrëmbyerr që në paraqitjen e skenarit nga regjisori dhe deri në fillimin e provave për premierën. Në role do të luajnë si Xhef Kalni (babai) Reshat Arbana "Artist I popullit","Harri" nga Bujar Asqeriu, "Majk" nga Naum Shundi, "Beti" nga Anila Bisha dhe në role të tjera Dritan Borici, Sokol Angjeli, Saimir Sina, Roland Saro. Vepra është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961 dhe vazhdon deri më sot, të ketë sukses të padiskutueshëm në shumë skena të botës. Kjo vepër vjen si një mesazh kundër dhunës. Një familje, ku në qëndër të saj qëndron edukata e dhunës,është boshti ku rretullohet vepra. Dhe pse një nga djemte kerkon të ndahet nga ky ritual dhe nga ky mantelitet I dhunës, atij I vihet kundër familja e vetë. Mes polemikash dhe mes një edukate vërtetë të vështirë familjare, vjen vepra "Fishkëllimë në errësirë", premiera e së cilet do të hap dyert e TK në datën 28 nëntor.