Java e modës në Tiranë,pjesëmarrje të specialistëve në botë
Do të startojë në datën 7 nëntor java e modës shqiptare e cila organizohet nga Dhoma e Modës në Tiranë në bashkëpunim me një grup të madh stilistësh të huaj dhe shqiptar. Këtë herë dhe pse java e modës shqiptare, një aktivitet kombetar, ka nja pjesmarrje të madhe të artistëve dhe specialistëve të modës në botë. Stafit shqiptar do ti bashkangjiten dhe mjeshtra të huaj ndër më të njohurit. Java e modës shqiptare do të monitorohet nga Fashion Tv. Jo vetem kaq, por do të jetë dhe në një minutazh, i cili do ti dedikohet transmetimit të plotë dhe hap pas hapi në ftv i javes se modës shqiptare. Kjo gjë do të bëjë të mundur, që të promovohen vlerat e modës dhe kulturës së veshjes shqiptare dhe për të vazhduar rrugën dhe tentativat e shumë stiliostëve të tjerë, për të qënë të njohur dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.