"Sixtine des Balkans" promovon vlerat e Voskopojës
Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Tiranë dhe shoqatën "trashëgimni pa kufij" promovuan në ambjentet e institutit librin më të ri arkeologjik "Sixtine des Balkans". Këto istanca kanë më shumë se 10 vite të cilat bashkëpunojnë në ruajtjen e monumenteve të kulturës së Voskopojës. Në këtë kuadër është realizuar një libër i përbashkët në lidhje me afreskët dhe bukuritë përrallores të cilat ndodhen në muzeumet e Voskopojës. Libri ka për qëllim të sjellë më afër shqiptarëve ao vlera të vendit të tyre, të cilat duket se nuk i njohin shumë mirë. Ambasadorja e Francës në Shqipëri u shreh e lumtur për këtë projekt. Libri do të jetë në duar e ayre, të cilët kërkojnë të dijnë më shumë për vendin e tyre dhe sidomos për Voskopojën, qe dukët se i ka mahnitur specialistët francez. Ky libër vjen në formën e një katalogu, në të cilin pasqyrohen pjesa më e mirë e antikitetit të Voskopojës. Më mbreslënësja nga monumentet e Voskopojës është kisha e Shën Thanasit dhe aty janë marë shumica e pamjeve fotografike. Muret afresket dhe ikonat mbresëlënëse janë të pasqyruara qartë në faqet e këtij libri.