E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston dhe Simpson do hakmerren në Mayer

Sipas tabloidëve amerikane aktorja Jennifer Aniston dhe këngëtarja Jessica Simpson janë duke planifikuar që të ndërmarrin një hakmarrje të ëmbël mbi ish të dashurin e tyre John Mayer.

Çifit duket se janë të frustruara për fjalët e John, i cili në detale kishte përshkruar lidhjen e tij me vajzat në një intervistë për revistën “Playboy”.

Për Jessica-n, më të cilët ai ishte takuar gjatë viteve 2006 dhe 2007, John kishte thënë se ajo “ishte sikurse një lloj kokaine për mua. Në seksi ishte e çmendur”.

Ndërkaq Anistonin më të cilën ishte takuar gjatë viteve 2008 – 2009, ai kishte quajtur “paksa të fuqishme pasi i është dashur të mbrohet nga ajo”.

“E dua Jen aq shumë saqë jam duke menduar se sa keq do të ndihem nëse ajo e lexon këtë”.

Të dyja, Aniston dhe Simpson nuk janë të kënaqura më të dhe të dyja do të hakmerren kanë thënë burimet për tabloidët.

“Jessica është e hidhëruar dhe e zënë ngushtë”, tha një burim për revistën “Star”.

“Jen e ka marrë këtë si një gjë shumë personale”, tha një burim tjetër nga Aniston.

Në të njëjtën kohë, një burim i afërt me Simpson tha për revistën “Life & Style” që Jessica “me tha mua që ajo dhe John kanë pasur seks të mahnitur” por këngëtarja dhe aktorja thotë se komente “të këtilla nuk janë të nevojshme”.

“Ajo nuk ka ide pse ai është dashur të flet për gjëra të këtilla”, tha një shok i Simpson.

“Është shokuese. Ajo mendon se ai e ka humbur arsyen. Ajo do të bëj shumë gjëra edhe pse është e zënë për serinë e VH1, “The Price of Beauty”” .

Një shok tjetër i Simpson ka shtuar për revistën “OK!” që ajo “më të vërtetë është rënduar tepër kur e ka lexuar intervistën”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›