E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidman ndihmon Haitin

Aktorja Nicole Kidman dhe burri i saj Keith Urban do të ndihmojnë ndërtimin e një shkolle në Haiti.

Fituesja e çmimit Oskar, e cila kishte vizituar edhe Kosovën para tri viteve dhe këngëtari i muzikës popullore amerikane – të cilët kanë një vajzë 19 muajsh që quhet Sunday Rose – do të ndihmojnë kombin i cili u shkatërrua nga një termet duke dhënë para për ngritjen arsimore të tyre.

“Ne do të jep një fond për ndërtimin e një shkolle”, tha Keith.

“Do të ndërtohet në Port – Au – Prince”, shtoi ai. “Fëmijët do të kenë edhe mensën e tyre ku do të hanë falas për një ditë. Po ashtu, do të këtë përkujdesje shëndetësore për ta dhe veshje të reja”.

Çifti do të punojnë në një film me fituesin e çmimin Oskar për regji, Paul Haggis në projektin e tij “e Artists for Peace and Justice”.

Nicole dhe Keith nuk janë yjet e para që kanë ndihmuar Haitin, i cili u godit nga një termet i fuqishëm muajin e kaluar.

Ndihma kanë dhënë edhe yjet e tjerë si; Leonardo DiCaprio, Jennifer Aniston dhe George Clooney të cilët kanë dhuruar shumë të mëdha parash, ndërkaq ndihma kanë dhënë edhe John Mayer, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›