Anjeli Do ti kerkojme dy titujt
Pasi te kemi vertetuar korrektesine e klubit ne ato vite mund te bejme nje kerkese per rikthimin e titujve 2004/lsquo05 e 2005/lsquo06. Andrea Anjeli behet zedhenes i ndjenjave te perbashketa te shume tifozeve bardhezi. Argumenti eshte delikat behet fjale per dy tituj te fituar ne fushe dhe te hequr me pas ne tavoline. Ne diskutimin e asamblese se aksionereve ne Lingoto presidenti i Juventusit kerkon pergjigjet e Federates Italiane te Futbollit FIGC ne lidhje me Calciopoli-n. Kemi garancite e nevojshme se shume shpejt do te marrin nje pergjigje nga ana e Federates se Futbollit ne lidhje me ankesen qe kemi bere per rikthimin e titujve te dhene Interit. Gjithsesi jemi ne pritje te zhvillimeve te procedurave ne Gjykaten e Napolit. Kur te jete qartesuar korrektesia e klubit ne vitet per te cilet diskutohet ne mund te bejme nje kerkese per rikthimin e dy titujve. Dje Marota Nedved dhe avokati Briamonte jane emeruar zyrtarisht si anetaret e rinj te klubit bardhezi Andrea Agneli ka rinovuar besimin e tij per te gjitha nivelet drejtuese te klubit. Kemi vendosur te perforcojme anen menaxheriale dhe ate teknike te klubit. Marota e Delneri kane bere nje pune shume te mire kam besim te plote te te dy se bashku gezojne autonomine dhe pergjegjesine per te operuar sa me mire. Jam krenar qe familja ime eshte pjese integrale e Juventusit qe prej 90 vitesh. Une dhe kusheriri ime Xhon Elkan jemi te bashkuar rreth skuadres. Sezoni i fundit ka qene nje deshtim per ne por e kemi rinovuar skuadren dhe tashme po fillon te shikohet nje nivel loje i cili eshte tipi i Juventusit. Me pas numri nje i klubit bardhezi i ka kushtuar disa momente edhe nje ish-drejtuesi te larte te Juventusit te Calciopolit ish-drejtorit te pergjithshem Liciano Moxhit. E kam theksuar disa here vleresimin tim per Luciano Moxhin ne publik dhe atij personalisht. Ajo qe mendoj rreth tij nuk ka per te ndryshuar asnjehere. Por sot personi pike referimi eshte Xhuzepe Marota i cili ka gjithe vleresimin tim dhe do te doja te kete edhe ate te te gjithe mbeshtetesve te Juventusit. Kete e ka deklaruar presidenti i bardhezinjve. E njejta gje vlen per Roberto Betegan me te cilin kam ndare shume gjera. Ai eshte dhe do te jete gjithmone nje flamur per klubin. Dhe per Betegen qe eshte ne salle vjen nje duartrokitje e ngrohte e platese se asamblese se aksionereve.