E Shtunë, 31 Tetor 2026

MELANKOLIA SOCIALE

... ato qe njohim pergjysme Ai qe sheh te verteten le ta shpalle ate duke mos pyetur se kush e pranon dhe kush jo Henri Xhorxh 1881

Cfare na shqeteson ne jeten tone te perditshme Mbi te gjitha pse kjo melankoli e tmerrshme e rrethuar kurdohere nga buzeqeshjet e ngopura ose buzeqeshjet cinike pa asnje dallim nga njera-tjetra Ju lexues ose njeri i zakonshem ne cfaredo situate qofshi kaloni nje te diel ne Tirane jo jashte Tirane dhe do te mbusheni me siguri plot frymezim te allasojte duke pasur prane nje melankoli te tmerrshme e cila nuk buron vetem nga personaliteti juaj por sidomos nga jeta aktive nga veprimtarite e shumta kulturore e artistike ose e kunderta ndash nga mungesa e tyre totale nga ndeshjet sportive garat veprimtarite qe mbushin parqet ose festat qe joshin qendrat e medha tregtare kryesisht jashte Tirane. Kjo melankoli sociale thote nje miku im buron nga jeta e perditshme politike ekonomike e shoqerore A mund ta shohim konkretisht Ne nuk mund te bejme eksperimentet e Milgramit social-psikolog i njohur amerikan por ne mund ti shohim ne sy te vertetat dhe ti shpallim ato duke mos pyetur kush i pranon ose jo te pakten sic na kumtonte qe me 1881 Henri Xhorxh. Po cilat qenkan te vertetat rreth melankolise se cmendur sociale qe ajgeton rreth e qark nesh Mbi te gjitha mungesa totale e veprimtarive kulturore e artistike pervec diskove muzika ne bare dhe ndonje shfaqjeje tek-tuk teatrore. Nje qytet i madh me gati nje milion banore edhe vete cuditet i mahisur me proteste shoqerore te malulte se gjithcka qe mungon i takon sferes se kultures. Jo se nuk ekziston nxitja private ne kete fushe te gjere por nuk ka asnje nxitje prej fondeve publike ne ndihme te nismave private. Keshtu rruga e re e parkut eshte krejt bosh jo nga njerezit bulevardi i se dieles pa makina por i mbushur me veprimtari te ndryshme libri filmi cirku teatri i femijeve fragmente e copeza kulturore muzikore letrare kudo kudo ne cdo qelize. Po ti pyesesh ata qe e kane ne dore te thone se populli ska buke te haje ti na kujton kete thelen mbi bisht E cte presesh me tej Une thote Stenli Milgram do te beja cmos qe projekti televiziv i nje feste le te ekzistoje por me perpara te jete ne rruge live spontan plot jete e befasi kudo ne rruget kryesore ne qendrat me te rendesishme sepse vetem keshtu mund ta thyejme e mposhtim kete melankoli sociale vrastare 2003. Milgrami sikur ti dinte bukur mire interesat tona dhe vakesine tone te mjerueshme sociale. Sepse ne skemi asgje te dielave. Ne skemi asgje te ketille as diteve te tjera e jo me diten e diel te cilen vete qytetaret e braktisin. Se mos atje ku vene denden me veprimtari artistike sigurisht denden se ngreni dhe dalin njehere jashte llumit te Tiranes Jo asgje nuk merr fund ketu. Melankolia sociale sypatrembur sundon kudo. Merr bisedat televizive ose edhe merr politiken punet e deputeteve a cte ze ne goje tjeter. Sikur ti besoje nje deputeti ndoshta i djathte por qe mua sme duket i tille se ai i paskej fituar votat me hak... packa se nuk lidh dot dy fjale i ziu brockullis si naten nen hene ca te thena qe kullojne hidhesire e qe te ngre havadan per te dale jashte gardhit te politikes Sepse semundja e melankolise se andejmi vjen. Ata te mberthyer pas karriges pjellin ca kelyshe zyrash neper rrethe qe jane zagare te vertete gjahu por jo kujdestare te artit e te kultures per ta thyer sidoqofte te perditshmen pa gjak por ama me vrer te zi karakteristike e melankolise e provuar qe ne kohet e lashta. Mund ti kujtonim kryetarit te Bashkise se Tiranes se Tirana ne kohen e diktatures se proletariatit ka pasur dhjete biblioteka me salla e shume libra ne gjithe Tiranen. Kurse sot ne demokraci nuk ka asnje per be me gjithe fjalimet qe mbahen perdite e qe na rokanisin koken duke rrekur te na mbushin mendjen me sallatat e tyre mikse e te padobishme madje helmuese Por le ta shohim edhe ne nje drite tjeter. Milgrami thote se pjesemarrja vitale e nje vendi ne nje veprimtari kulturore me karakter nderkombetar do ti shkundte njerezit e atij vendi nga apatia kulturore te pakten per nje fare kohe 2003. Atehere mund te besonim qe ne panairet nderkombetare te librit te pakten ne kater pika te nxehta ndashShkup Selanik Frankfurt e Bolonje te shkarkonim punen botuese figurat e shkrimtareve shqiptare librin shqip kulturen dhe turizmin shqiptar qe mund te pretendonim qe pas diteve te Shqiperise e te Kadarese fjala vjen do te kishte me teper mundesi edhe per nje cmim Nobel ne letersi. Ose cmimi vjetor ne letersi ne Panairin e Tiranes te vinte nga anketat teresore ku qarkullon libri shqip E kete ankete mund ta ndermerrte edhe nje gazete artistike por me nje kujdestari te atyre qe dine ti bejne keto pune qe te mos mbetet serish ne duart e nje melankolie tjeter Por as kjo nuk behet dot derisa neper kembet tona eshte thurur rrjeta e perjetshme e merimanges. Por melankolia sociale ka shume duar zemra arsye dhe ngrihet lart si nje monument i pataksuar qe na tregon me nje qiqerime bezdisese e qe na mbulon heroikisht ne kazermat tona te ndenjjes se lire e qesharake Ne presim qe dikush ti trazoje ujerat tona. Ne presim qe nje fuqi e huaj per shembull te na e heqe zhulin kulturor Dhe njerezit keshtu gjenden te ngujuar para humorit bajat e te ndyre qe zaptojne ekranet te dielave ne mbremje madje edhe ne televizione qe e mbajne veten si kampione te kultures e te fuqise Edhe ata vete e dine mire se populli shqiptar duke qene mesdhetar nuk eshte melankolik perkundrazi eshte i vrullshem sanguin nje popull krijues dhe me vlera ne shperthimet e tij. Shpresohet qe me arsimimin total te njerezve te kemi nje emancipim te madh dhe nje clirim te fuqishem nga thonjte e melankolise sociale...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›