Anjeza Branka, tani e vetme
Heq dorë nga bashkëpunimet dhe nga këngët me shumë zhurmë,rrëmujë dhe figurantë. Klipet e Anjezës janë të gjitha si një harem i madh,ku herë dominojnë vajzat, e herë djemtë, dhe ku atmosfera e nxehtë është në maksimum. Por Anjeza që vazhdimisht kërcen ka vendosur që kësaj here të dalë ndryshe. Pas sezonit të koncerteve nëpër Shqipëri, dhe në të gjitha qytetet europiane ku ka shqiptarë, Anjeza po i përkushtohet punës për klipin e saj të ri, që pritet të lançohet nga fundi i shtatorit. Në këngën e re që ajo po bën, kësaj here do të dalë e vetme. Kënga është totalisht në stilin e saj, me kërcim dhe lëvizje koreografike që ajo i improvizon në moment në rrymën R@B dhe folk. Kohët e fundit Anjeza ndoqi një strategji të tillë në muzikë, duke bashkëpunuar me këngëtarë të tjerë, si: Bertani, Niku, Vini. Por tani ka ikur koha e bashkëpunimeve, për të tërhequr sa më shumë fansa. Tani është koha që Anjeza, të dalë e vetme për të provuar suksesin e saj të vërtetë.