Zajmina, Ingridi dhe Eli Fara, tri Rihanat e fundit
Ingrid Gjoni, ka qenë këngëtarja e fundit, që është shfaqur në Tiranë me flokët e prera pas kokës, në stilin alla “Rihana”, duke theksuar kështu maninë e shumë vajzave të ekranit për këtë imazh aziatiko-amerikan. Në klipin “Puçi-Puçi” ajo u shfaq me pamjen e zezakes, me kaçurrella të vogla rreth fytyrës, dhe ngjyrë të zezë, dhe që pas shfaqjes së së saj në emisionin e fundit të sezonit “Zonë e lirë”, u iku nga sytë tëgjithëve. Tashmë Ingridi është rishfaqur me pamje krejt të ndryshuar, që nuk kishte si të mos tundohej dhe ajo, nga mani që ka prekur vajzat e skenës për të qenë gjithmonë ndryshe, porn ë kë rast fiks si Rihana. Dhe kjo Ingridi tjetër, shfaqet vetëm disa ditë pasi Zajmina kishte rimodeluar flokët në këtë stil, duke i thënë “Lamtumirë!” imazhin prej kukulle të bjondes. Disa muaj më parë ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve në brune, ndërsa vetën disa ditë më parë, vendosi të rimodelojë në total “look”, e saj, duke u shfaqur dhe ajo në koncertet të ndryshme me flokë të shkurtuar, në ngjyrë të errët dhe të prera në modelin “vip” Rihana. Por mesa duket ky është modeli i suksesit, dhe që të tregon disa vite më të re. Po ashtu e pamëshirshme me flokët është treguar dhe këngëtarja korçare Eli Fara, e cila i çuditi të gjithë pas kthimit të saj të fundit nga Amerika. Ajo kishte shkurtuar flokët, po aq sa Zajmina dhe Ingridi sipas sugjerimit i kishte dhënë fotografit Fadil Berisha, i cili me atë rast i bëri dhe dhe një set special fotografish, ku Eli duket 20 vite më e re.