Rozana, skenat “hot” me djaloshin Noisy në klipin e ri
Kanë marrë fund xhirimet e këngës së re të Rozana Radit me titull “Fly”. Kënga është një duet mes saj dhe djaloshit nga Anglia, Noisy. Klipi është tejet veror dhe ka mjaft skena “hot” mes Rozanës dhe djaloshit simpatik. I është dashur një ditë nga mëngjezi në darkë Rozanës, për xhirimet e klipit të ri në Palas, sa zbret nga zona e Llogarasë. Në këtë klip Rozana shfaqet ajo vajza e egër me flokët platin dhe vajza romantike me kaçurrelat e gjata ngjyrë kafe. Ndërsa gjatë gjithë klipit, luhet si një lojë sa e egër aq dhe eksituese mes saj dhe djaloshit ë ri, dhe snob Noisy. Klipi me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Avni Qahilit, pritet të shfaqet këto ditë në stacionet muzikore shqiptare. Vetëm para dy javësh, dy këngëtarët Rozi dhe Noisy, morën pjesë në Festivalin Ballkanik të Këngës me këngën e re.