E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhetaret nga Rinasi, 19 % me shume

Numri i pasagjereve qe kane udhetuar ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes shenoi nje rritje prej rreth 19 per qind ne 6 muajt e pare te ketij viti. Sipas te dhenave zyrtare, TIA ka regjistruar nje numer prej 540,585 pasagjeresh ne gjysmen e pare te vitit 2008, duke shenuar keshtu nje rritje ne masen 19 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Burimet e mesiperme bene te ditur se pas permbushjes se shifres se 1 milion pasagjereve ne vitin 2007, eshte shenuar serish rritje ne numrin e pasagjereve me rreth 19% gjate gjysmes se pare te vitit, cka eshte kombinuar me rritje edhe ne levizjet e trafikut ajror. Deri ne shtator 2009 ne kete aeroport do te investohen afersisht 20 milione euro per zgjerimin e tij ne menyre qe t'i pergjigjen kesaj rritjeje. Ndersa shume shpejt Aeroporti Nderkombetar i Tiranes do te jete i afte te prese 1.5 milione pasagjere.

Qe nga prilli i vitit 2005 e deri ne vitin 2007 ne aeroportin "Nene Tereza" u investuan me shume se 50 milione euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›