Energjia bien vjedhjet ne rrjet
Ne prag te privatizimit te plote, Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH) ka permiresuar rezultat ne drejtim te reduktimit te humbjeve te cilat sipas rezultateve te fundit te 6 mujorit kane rene ne 29.5 % nga me shume se 34 per qind qe ishin ne muajin prill. Sipas burimeve nga OSSH-ja, rezultatet ne kete drejtim po vijne per shkak te aksioneve qe po ndermerren ne te gjithe vendin per te eliminuar energjine e pafaturuar. Ne shenjester jane vene zonat kryesore te vendit, ku gjendet numri me i madh i konsumatoreve te energjise, si ne Tirane, Durres, Vlore, Fier, Berat, Elbasan, Lac, Lezhe dhe Kavaje. Nderkohe, gjate kesaj stine ne qender te vemendjes do te jene kryesisht zonat bregdetare, ku mendohet te shtohen abuzimet. Paralelisht nga keto aksione, qeveria pritet te forcoje rregullat ndaj atyre qe vjedhin energjine elektrike. Te gjithe ata persona qe do te nderhyjne ne sistemin elektrik shqiptar, per te perfituar ne menyre te padrejte energjine elektrike, do te perfundojne ne burg. Tashme cdo nderhyrje ne sistemin elektrik, pritet te konsiderohet veper penale ne Kodin Penal, nderkohe qe deri tani eshte vleresuar vetem si nje kundervajtje. Sipas, Ministrit te Energjetikes, Genc Ruli ky eshte nje qendrim qe qeveria do ta ndermerrte, pavaresisht nga fakti nese do te privatizohej ose jo OSSH. Ne kuader te kesaj ideje, ministri Ruli theksoi se ne Kodin Penal eshte nje nen qe parasheh si kundervajtje penale prekjen e rrjetit, qofte atij te energjise, apo atij te ujit. Nderkohe, mesohet se, cdo drejtorie te OSSH-se, i jane percaktuar nivele dysheme te humbjeve ne rrjet te energjise dhe si pasoje per te ruajtur keto parametra jane shtuar ndjeshem kontrollet ne te gjithe vendin. Gjate ketyre muajve niveli i faturimit dhe abuzimet qe mund te bejne vete faturistet e OSSH-se, do te jene objekt kontrolli gjate muajve ne vijim. Ne te gjithe vendin, jane ngritur grupe kontrolli, qe do te kene ne mbikeqyrje edhe vete punonjesit e OSSH-se. "Do te verifikohen dhe do te kontrollohen edhe vete punonjesit tane ne kuader te transparences me konsumatoret, por edhe ne drejtim te permiresimit te marredhenieve me ta", bejne te ditur burime nga OSSH-ja. Nga 6400 punonjes te OSSH-se, 740 jane faturues, sipas te dhenave te vete Operatorit te Sistemit te Shperndarjes dhe 3607 jane elektriciste. Numri i teknikeve eshte 558 punonjes dhe 346 jane me profesion inxhiniere. Pas riorganizimit OSSH-ja, eshte ndare ne pese drejtori: e Tensionit te Larte, ajo e Tiranes, Elbasanit, Fierit, Burrelit dhe Gjirokastres. Privatizimi i shperndarjes se energjise pritet te finalizohet ne vjeshten e ketij viti.