E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, seminar per forcimin e strukturave te qeverisjes vendore

Keshilli i Evropes dhe Agjencia Zvicerane per Zhvillim organizuan dje nje takim me perfaqesues te njesive vendore te Elbasanit, ne kuader te projektit "Fuqizimi i Strukturave te Qeverisjes Vendore dhe Bashkepunimit mes te Zgjedhurve Vendore ne Shqiperi". Projekti synon nxitjen e demokracise vendore dhe rajonale, mbeshtetjen per forcimin e strukturave te qeverisjes vendore, si edhe krijimin e nje platforme pluraliste dhe te unifikuar per te zgjedhurit vendor ne Shqiperi, per te krijuar nje nxitje te dialogut te hapur dhe te efektshem mes te zgjedhurve vendore dhe atyre rajonal. Anetari i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, ne Keshillin e Evropes, Erwin Mohr, tha se “ky projekt eshte ne fazen e dyte te tij dhe ka per qellim te sjelle aktoret e pushtetit lokal per te kooperuar se bashku. Qellimi i projektit konsiston qe te dilet ne nje nivel te unifikuar me komunikimin e pushtetit lokal dhe atij qendror”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›