E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Konsumi ne renie, bien treguesit e kerkeses se brendshme

Qe shqiptaret po tregohen me te kursyer me shpenzimet e tyre, kjo eshte nje dukuri qe bie ne sy edhe mes te dhenave te Institutit te Statistikave. Sipas te cilave, kerkesa e brendshme per disa nga produktet baze te konsumit ne tremujorin e katert te vitit 2012 ka rezultuar perseri e dobet. Keshtu, keto te dhena flasin per nje konsum ne renie te energjise elektrike, karburanteve, por edhe per automjete nga individet. Keshtu, gjate kesaj periudhe, konsumi i energjise nga familjaret ishte 571 Gvwh, me nje renie prej 23% kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare. Ndersa konsumi i karburanteve pesoi nje renie prej 13% krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2011. Tregues keta qe flasin per nje prirje me te larte te shqiptareve per te shpenzuar me pak, e ne te njejten kohe edhe per te kursyer. Sipas Bankes se Shqiperise, pasiguria i ka terhequr individet qe te shtojne depozitat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›