E Diel, 1 Nëntor 2026

Klonimi i kartave të kreditit, asgjësohet banda shqiptaro-ruse në SHBA

Një bandë shqiptaro-ruse akuzohet se ka vjedhur 100 mijë karta krediti. Banda, për të fshehur gjurmët, përdorte adresa të ndryshme interneti

SHBA - Një bandë shqiptaro-ruse është akuzuar për vjedhjen e kartave të kreditit në SHBA. Hetimi dhe realizimi i operacionit ka ardhur pas ankesave të shumta të klientëve të bankave në qytetin e Akulendit në Zelandën e Re, pasi depozitat e tyre boshatiseshin në mënyrë të mistershme. Pas verifikimeve të bëra nga agjentët specialë të antikrimit është zbuluar se një bandë e përbërë me rusë dhe shqiptarë, anëtarët e së cilës përdornin mekanizma të sofistikuara kompjuterike për të prodhuar karat krediti false me anë të të cilave grabisnin llogaritë bankare të qytetarëve të Zelandës së Re. Nga hetimi doli se janë grabitur shuma të mëdha kartash krediti.
Ngjarja
Grabitja fillimisht është konstatuar në makineritë e pagesave në qytetin e Auklendit në Zelandën e Re, ku njerëzit jepnin kartat e kreditit për të kryer pagesën dhe kjo e fundit rezultonte bosh. Mijëra njerëz janë ankuar për vjedhjen e kartave të tyre të kreditit që përdoren në mënyre false në supermarkete. Kjo ka qenë arsyeja që ka çuar në hetim të mëtejshëm të këtij fenomeni. Pas hetimit bankar doli se ishin vjedhur duke u klonuar rreth 100 mijë karta krediti. Hetimi është kryer nga Westpac Bank, me ndihmën e këshillit të qytetit të Auklendit. Lajmi u publikua para dy ditësh nga gazeta “The Herald”. Gazeta shkruan se bandat ruse e të Europës Lindore dominojnë krimet me mashtrime kompjuterike. Gjithashtu konfirmohet se udhëheqësit e bandës janë njerëz të sofistikuar në këtë fushë. Shpeshherë ato drejtohen nga njerëz që kanë qenë agjentë të KGB-së (Agjentura sekrete ruse) që rekrutojnë hakersa të rinj për të vjedhur karta krediti dhe llogari bankare. Banda shqiptaro-ruse përdorte adresa të ndryshme të internetit për të maskuar identitetin. Mendohet se në këtë vjedhje janë përfshirë 100 mijë karta krediti.
Rastet
Një javë më parë, një rast i ngjashëm si në SHBA, u konstatua edhe në Gjermani, ku rezultonin të vjedhura rreth 100 mijë depozita përmes kartave të kreditit të klonuara, ose përmes vjedhjes së të dhënave dhe ndërhyrjes në llogaritë bankare.
Vjedhja e llogarive bankare nëpërmjet klonimit të kartave të kreditit ka ndodhur edhe në Shqipëri. Para një viti Banka Amerikane e Shqipërisë ka bërë një denoncim ku në disa bankomate janë bllokuar kartat e kreditit. Më pas këtë denoncim e bënë edhe bankat e tjera si Raifeissen, Procredit, Banka Tregtare, Banka Tirana. Pas hetimeve të para rezultoi se janë vjedhur rreth 2 milionë euro nga bankomatet. Policia arrestoi një grup personash nga Shqipëria dhe Kosova.

28 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›