E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anjeza dhe Shpati në Londër

Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 20:35

Anjeza Shahini do të performojë në koncertin Balkan Xchange, që do të mbahet më 13 shkurt në Londër.

Koncerti mbahet në Koko Camden Theatre, një ditë para Shën Valentinit. Përveç Anjezës në koncert do të performojë edhe këngëtari nga Kosova, Shpat Deda, por dhe këngëtarë dhe grupe nga Italia dhe Britania e Madhe.

Pak ditë më parë Anjeza Shahini ka deklaruar për mediat shqiptare se mezi e pret koncertin, të cilin e sheh si rast për të takuar miqtë e saj në Londër.

Anjeza Shahini është këngëtarja e parë e cila përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovizion 2004, ku zuri vendin e 7. Ndërkaq, Shpat Deda është një kantautor i ri kosovar, që kultivon një stil të veçantë muzikor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›