Nasri, objektiv i Barcelonës

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 19:47
E vetëdijshme rreth vështirësive për transferimin e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas, Barcelona ka ndërruar objektivin e saj kryesor për afatin kalimtar të verës. Përsëri vendi i kërkimit është shtëpia e gjigantit londinez. Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, Barcelona ka veçuar mesfushorin francez Samir Nasri, i cili gjatë këtij sezoni ka treguar formë të shkëlqyeshme, duke qenë njëri prej futbollistëve kryesorë në ekipin e Arsene Wengerit, që është shfaqur kandidat serioz në luftë për titull në Premierligë.