Viktima e dytë nga gripi AH1N1
Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 19:46
Një 16-vjeçar nga Podujeva është viktima e dytë këtë vit si pasojë e gripit AH1N1.
Ai ka vdekur sot në orën 15:30 në QKUK.
Zyrtarë të kësaj qendre njoftojnë se deri më tani në Kosovë janë të regjistuara 156 raste me gripin e derrit.
Janë edhe 3 pacientë gjendja e të cilëve është mjaft e rëndë, ndërkohë për momentin në mjekim në QKUK gjenden 43 të prekur.