E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Lufta kundër inflacionit të përfshijë edhe uljen e pagave të ministrave

Konsumatorët evropianë po ndjejnë gjithmonë e më shumë rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë- shprehen zyrtarët nga financat- të cilët i kanë kërkuar qeverisë të rrisë shpenzimet dhe të ndihmojë të varfrit pasi inflacioni po rritet me ritmin më të shpejtë të 16 viteve të fundit.

“Mirqënia e qytetarëve është në rënie pas rritjes së cmimeve të naftës, të mallrave dhe ushqimit” – tha Ministri i Financave në Luksemburg Jean- Claude Juncker. “Është detyrëe qeverive të reagojnë për të rritur mirëqënien me politikat e tyre”.

Inflacioni pritet të jetë në nivele të larta dhe për shumë kohë- tha Presidenti i ECB (Bankës Qendrore Europiane), Jean Claude Trichet në një takim të fundit. Sipas tij ECB nuk shikon ndonjë mundësi për uljen e normës bazë të interesit në 15 vendet e eurozonës. Rritja e kostove të ushqimeve dhe energjisë e rriti inflacionin në muajin mars në nivelin më të lartë që prej vitit 1992.

“Ne duhet të bëjmë më shumë”- tha komisionari për cështjet financiare në Bruksel, Joaquin Almunia. “Inflacioni është një taksë që rëndon më shumë te të varfrit”.

Shitjet me pakcië në europë kanë rënë me nivelin më të lartë të këtyre viteve. Çmimi i naftës arriti nivele rekord prej 126.98 dollarë për barrel ditën e djeshme.

“Shpresoj që në pjesën e dytë të vitit inflacioni të afrohet me objektivin prej 2%”.

Britania ka ulur taksat për familjet e varfra me 2.7 miliardë paund për ti mbrojtur ata nga çmimet e larta.

“Nafta dhe ushqimi është rritur në të gjithë botën” – thonë specialistët.

Lufta kundër inflacionit duhet të përfshijë edhe uljen e pagave të larta të zyrtarëve dhe ministrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›