E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubim për të zhdukurit pranë Prishtinës

Në Çagllavicë, në periferi të Prishtinës është mbajtur një tubim me temën "Fati i të zhdukurve në Kosovë".Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqatave të të zhdukurve, serbë dhe shqiptarë, të Fondit për të Drejtën Humanitare si dhe përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë.

Në këtë tubim është folur edhe për librin e fundit të ish-Prokurores së Tribunalit të Hagës Karla DelPonte "Gjuetia, kriminelët e luftës dhe unë".

Përfaqësuesit serbë në këtë tubim, kanë thënë se ata do të ngrenë aktpadi kundër zonjës Del Ponte, për siç janë shprehur fshehjen e informatave për trafikun e organeve të serbëve të vrarë, për të cilën Del Ponte shkruan në librin e saj.

Përfaqësues të Këshillit për të Drejtat e jeriut, ndërkaq kanë akuzuar autoren e këtij libri, për gënjeshtra dhe shtrembërim faktesh.

Çështja e personave të zhdukur shqiptarë dhe serbë, ende vazhdon të jetë një çështje e pazbardhur deri në fund.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›