E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyt të atin për t’i marrë 180 mijë lekë

12/11/2009  Ndihmohet nga një bashkëfshatar, policia ndalon dy autorët

GRAMSH- Vret babain për t’i marrë paratë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Lënie të Gramshit. Policia ka vënë në pranga dy autorët e vrasjes së 75-vjeçarit Seit Hasa i gjetur një ditë më parë i mbytur nga fqinji i tij. Nga hetimet rezultoi se autorët janë i biri i viktimës Maksim Hasa 20 vjeç dhe Artur Osmani 34 vjeç me banim në Lënie të Gramshit.

Vrasja

Dy personat e dyshuar mendohet se e kanë vrarë të moshuarin për t’i marrë paratë që mbante me vete. Rreth orës 15.00 është njoftuar se në fshatin Lënie të komunës me të njëjtin emër është gjetur i vdekur fqinji i tij shtetasi Seit Hasa 75 vjeç. Një grup hetimor bashkë me shërbimet policore janë nisur drejt vendit ku ishte lajmëruar ngjarja. Pasi është këqyrur kufoma është vënë re se i moshuari kishte dëmtime në kokë dhe kishte shenja mbytjeje. Fillimisht policia u përqendrua tek i biri për vrasjen, por pasi ky i fundit nuk është gjetur në shtëpi. Pas marrjes në pyetje të fqinjëve dhe të afërmve, por edhe nga prova të tjera të gjetura në vendin e ngjarjes policia ka mbërritur tek autorët. Seksioni kundër krimeve ndaj personit pranë drejtorisë së policisë ka konfirmuar autorësinë e Artur Osmanit 34 vjeç me banim në Lënie dhe, i biri i viktimës i dënuar më parë për vjedhje. Për të dy personat Prokuroria e rrethit të Elbasanit ka lëshuar dy urdhër ndalime për prangosjen e tyre. Nga të dhënat e para ka qenë i biri që ka goditur dhe më pas ka mbytur me duar të atin për ti marrë paratë i ndihmuar nga 34-vjeçari Osmani. Sapo kanë kryer krimin dhe kanë marrë paratë dy autorët janë nisur në drejtim të Durrësit ku edhe janë ndaluar. Tashmë ata do të duhet të përgjigjen për veprat penale “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, të cilat parashikohen nga nenet 76 e 25 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›