Energji pa faturë? Deri në shkurt afati i aforfeve
13/11/2009 Prifti: Konsumatorët do të pajisen me matësa për tre muajt e ardhshëm
Deri në fund të shkurtit asnjë abonent nuk do të paguajë më aforfe. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti deklaroi dje se të gjithë konsumatorët do të pajisen me matësa tre muajt e ardhshëm. Gjatë konferencës ministri tha se qeveria nuk do të subvencionojë asnjë operator në sektorin energjetik, duke përfshirë KESH-in apo OST-në. Por nëse rritet çmimi i energjisë, në buxhetin e 2010-ës janë 2 miliardë lekë për familjet që nuk e përballojnë dot.
Faturat aforfe
Sipas Priftit, prej qershorit, kur kompania CEZ mori nën administrim OSSH-në ka investuar më shumë se 60 milionë euro për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, për rritjen e cilësisë së shërbimit, duke sjellë edhe përmirësim të treguesve kryesorë si arkëtimet apo humbjet. “Humbjet e energjisë në pak muaj janë ulur me 3 për qind dhe arkëtimet janë rritur. Kompania ka investuar deri tani mbi 60 milionë euro dhe parashikon të dalë me fitim vetëm pas tre vjetësh”,- tha ministri Prifti. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes po investon çdo muaj rreth 10-12 milionë euro për këto pajisje, sipas ministrit dhe çdo muaj instalon 10-15 mijë matësa në të gjithë vendin.
Privatizimi
Ministri i Ekonomisë ka reaguar dje ndaj akuzave të kreut të Partisë Socialiste për privatizimin e OSSH-së. Ai e ka cilësuar atë ndër më të suksesshmit të realizuar deri tani. “Kontrata e privatizimit të OSSH-së ka qenë transparente. Me këtë privatizim, qeveria ka hequr rreth 60 milionë euro kosto nga buxheti, ndërkohë që kompania CEZ paguan 30-40 milionë euro taksa dhe tatime”, - u shpreh ministri Prifti. Sipas tij, CEZ është kompania e katërt në botë për nga fuqia në sektorin energjetik dhe numri dy në Evropë duke pasur vetëm rritje gjatë periudhës së krizës botërore. Ai ju përgjigj edhe akuzave për korrupsion dhe keqmenaxhim në këtë sektor, duke deklaruar se vendimi për çmimin e energjisë vendoset nga ERE. “Më vjen keq që Rama, si kreu i opozitës nuk ka asnjë ide për zhvillimet në këtë sektor. Çmimin e energjisë e vendos ERE-ja dhe nëse do të ketë rritje, kjo do të vendoset nga ky ent. Qeveria nuk do të ndërhyjë në punët e Entit Rregullator të Energjisë. Në rast se çmimi do të rritet, në buxhetin e vitit 2010 janë parashikuar 2 miliardë lekë për subvencionimin e familjeve që nuk e përballojnë dot”, - tha ministri. Lidhur me importin e energjisë, akuzë tjetër e socialistëve, ministri Prifti sqaroi se blerja e energjisë nuk realizohet nga qeveria, por nga investitori CEZ.