E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Kastriotimund Lacin dorehiqetStavri Nica

TIRANE- Ka startuar te premten java e shtate e Superliges ne te cilen Vllaznia ka barazuar pa gola ndaj Teutes ndersa Kastrioti ka fituar 3-1 ndaj Lacit.
Ne Kruje vendasit e kane kthyer ne nje shetitje ndeshjen ndaj Lacit. Krutanet kane fituar 3-1 ndersa kane mbyllur llogarite qe ne 20 minutat e para. Babic realizoi ne minuten e 4-t ndersa i njejti lojtar dyfishoi 10 minuta me pas.

Nderkohe ne te 20-ten ishte Mucollari qe realizoi golin e trete. Lacianet shkurtuan shifrat vetem 2 minuta para fundit me ane te Selimit me penallti ndersa pas ndeshjes trajneri Stavri Nica dha doreheqjen.
Disa lojtare nuk mu binden dhe nuk duan te punojne deklaroi ai. Largimi i Nices eshte i dyti brenda 4 diteve pas atij te Sulejman Staroves nga Tirana.
Nderkohe java e shtate do te vijoje te shtunen me dy ndeshje ku me kryesorja eshte ajo mes Elbasanit dhe Beses ne Rruzhdi Bizhuta ndersa ne Ballsh Bylisi do te prese Skenderbeun pretendent.
Java e 7-te do te vijoje te dielen me takimin Shkumbini-Flamurtari dhe do te mbyllet te henen me derbin Tirana-Dinamo.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Superliga Kastrioti mund Lacin dorehiqet Stavri Nica

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›