E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankaraja: Siria minon kufirin turk për të ndaluar kalimin e refugjatëve

ANKARA- Siria po minon kufirin e saj me Turqinë për të ndaluar kalimin e refugjatëve në vendin fqinj, tha sot zëvendëskryeministri turk Besir Atalay.
"Administrata siriane po vendos mina në kufirin turk, që refugjatët të mos shkojnë në Turqi", tha Atalay për kanalin informativ "NTV".
Një numër sirianësh janë strehuar në Turqi për t'u larguar nga konflikti në Siri.

"Numri i refugjatëve sirianë po rritet 1 000 persona në ditë dhe ka arritur në 14 700", deklaroi po sot zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Selçuk Unal.
Zyrtari turk theksoi se trupat siriane ndërhyjnë ushtarakisht në territorin sirian kundër atyre që duan të kalojnë kufirin.
"Ka pasur shumë persona, të cilët kanë humbur jetën", tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›