Ekstradohet nga Londra 41-vjeçari i dënuar për vrasje
TIRANE - Është ekstraduar sot nga Londra në drejtim të Tiranës 41-vjeçari Vullnet Mucelli, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim.
Mucelli është dënuar në vitin 1998 nga Gjykata e Tiranës, për një vrasje të kryer në kryeqytet, në qershor të vitit 1997. Mësohet se 41-vjeçari është shpallur fajtor për vrasjen e shtetasit Adriatik Zotkaj.
Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i këtij shtetasi u realizua në sajë të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol-it në Londër.
(er.nu/news24/BalkanWeb)