Vrasja e 23-vjeçarit në Korçë, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të vrasjes së Oligert Krekës në fshatin Barç. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari Aldi Nazifi, Ilia Zeneli 27 vjec, Ismir Ravolli 22 vjeç dhe 16-vjeçari me inicialet M.Q ndërsa më herët është arrestuar edhe autori tjetër i vrasjes, Emiljano Nazifi.
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë 23-vjeçarin Kreka dhe kanë plagosur 25-vjeçarin me inicialet S.Y.
Sipas policisë autorët, në gjendje të dehur, pas një debati të krijuar kanë goditur me mjete dhe sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të rinjtë ku njëri prej tyre, konkretisht Oligert Kreka ndërroi jetë.
Sipas policisë ndaj personave të ndaluar, numri i të cilëve ka arritur në 5, rëndon vepra penale e "Vrasjes me dashje e kryer në kushtet e bashkëpunimit", por njëkohësisht ende vazhdon puna intensive nga ana e strukturave të policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.