Ankaraja paralajmëron Parisin: Nuk jemi Turqia e vitit 2001

Deputetët dhe biznesmenët turq i bëjnë thirrje liderëve francezë të kundërshtojnë kriminalizimin e mohimit të vrasjeve masive të armenëve nga Perandoria Osmane gjatë luftës së parë botërore.
Dhoma e Ulët e Parlamentit francez pritet të vendosë lidhur me një projektligj i cili propozon një vit burg dhe një gjobë të majme prej 45 mijë eurosh për çdocilin që mohon që vrasja e armenëve nga ana e osmanëve ka qenë gjenocid.
Turqia paralajmëroi për dëm të pariparueshëm në marrëdhëniet mes dy shteteve nëse projektligji kalon.
Armenët thonë se në vitin 1915, turqit vranë 1.5 milionë armenë. Turqit ngulin këmbë se kjo shifër nuk i kalon 300 mijë personat por thonë gjithashtu se edhe armenët kanë vrarë mijëra turq kur armenët u bashkuan me rusët të cilët pushtuan Anatolian, në lindje të Turqisë.
Pasoja të rënda
Javën e kaluar, kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, i shkroi një letër Presidentit Francez, Nikolas Sarkozi, duke e paralajmëruar atë se projektligji i propozuar ishte “armiqësor” dhe se vinte në objektiv Turqinë dhe turqit që jetojnë në Francë.
“Hapa të tillë do të kenë pasoja të rënda në marrëdhëniet në të ardhmen mes Turqisë dhe Francës në të gjitha fushat, ekonomike, politike, kulturore etj. Përgjegjësia për këtë do të jetë e atyre që iniciuan këtë projektligj”, citohet t’i ketë thënë Erdoan Sarkozisë.
Media turke raporton po ashtu se ditën e shtune, Erdoan tha në një konferencë për shtyp se Asambleja Kombëtare (turke) duhet të hetojë veprimet franceze në Afrikë.
“Duhet të hetohet se sa persona masakruan ushtarët franceze në Algjeri, dhe përfshirjen e tyre në vrasjen e 800 mijë personave në Ruanda në vitin 1994”, tha Erdoan.
Po ashtu, Turqia ka shqyrtuar edhe sanksionet ekonomike kundrejt Francës. Në Turqi ka pothuajse 1000 biznese aktive franceze.
Blerja e avionëve “Airbus” nga ana e kompanive turke dhe projekte të tjera investimesh në energji janë pezulluar deri në një urdhër të dytë.
Delegacioni turk pritet të takohet sot në Paris me këshilltarin e Presidentit francez, Nikolas Sarkozi, David Levitte dhe me ministrin francez të Punëve të Jashtme, Alain Juppe.
Ndërkohë, e përditshmja më e madhe turke, “Zaman”, raporton se një hotel francez ka anuluar pa asnjë arsye një takim të parashikuar për t’u mbajtur sot nga ana e delegacionit turk në Francë.
Vollkan Bozkër, kreu i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, paralajmëroi sot për herë të fundit Francën se “Turqia nuk është më ajo e vitit 2001”. Në këtë mënyrë ai u ktheu përgjigje të gjithë atyre që pretenduan se edhe në vitin 2001, Turqia u zotua për sanksione ndaj Francës po nuk i ndërmori. “Asokohe nuk ishim ne në pushtet”, tha Bozkër duke thënë se marrëdhënie franko-turke janë tepër të rëndësishme, aq më tepër ne kohën e tanishme kur e gjithë bota është në krizë.
/Start/F. Prroni/
2011-12-20 15:01