E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Kimit, koreanojugorët pranojnë dështimin

Koreja e Veriut shpalli lajmin lidhur me vdekjen e udhëheqësit të hënën, dy ditë pasi 69-vjeçari humbi jetën nga një atak në zemër.

Fakti që për dy ditë, inteligjenca e Koresë së Jugut nuk mësoi asgjë lidhur me atë çfarë ndodhte në shtetin fqinj me të cilin janë në luftë do të thotë se Seuli ka problem të mëdha në mbledhjen e informacionit.

Agjencia koreanojugore e lajmeve, “Yonhap” raportoi se kreu i inteligjencës, Won Sei-hoon, pranoi se ka mësuar për vdekjen e liderit komunist vetëm pas shpalljes nga vetë veriu ndërsa ministri koreanojugor i Mbrojtjes, Kim Kwan-jin, tha se kishte dëgjuar për të vetëm nëpërmjet medies./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-20 15:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›