E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia përgatit vaksinimin e popullatës kundër AH/1N1

Rastet e personave të sëmurë nga gripi i derrave në Greqi arriti 1 631 dhe, sipas numrit të infektuarve, shteti ballkanik është vendi i katërt në Evropë për nga përhapja e kësaj sëmundjeje. Autoritetet kanë radhitur pesë kategori që do të marrin me prioritet vaksinën kundër kësaj sëmundjeje.
Ato janë infermieret, gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë deri në gjashtë muaj, të sëmurët kronikë, të miturit, të rriturit si dhe të moshuarit.
Këshilli Kombëtar për Çëshjet e Pandemisë ka vendosur që shkollat në Greqi të hapen në kohën e caktuar.
Dërgesa e parë e vaksinave pritet të mbërrijë në Greqi më 15 shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›