Anketa Pas-Censusit

Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Ines Nurja, bëri me dije se në terren ka nisur anketa Pas-Censusit, e cila do të zgjasë rreth 3 javë.
"Kjo anketë shërben për të vlerësuar përqindjen e mbulimit të popullsisë dhe banesave të Censusit. Përgatitjet për këtë anketë kanë filluar paralelisht me Censusnt, disa muaj më parë", tha Nurja. Për këtë anketë, sipas Nurjes, është përgatitur një pyetësor tip me 11 pyetje dhe kohëzgjatja në terren do të jetë rreth 3 javë.
Aktualisht janë rreth 106 anketues të INSTAT, të cilët kanë filluar punën në terren për të mbledhur këto të dhëna. Numri i zonave të censusit së përzgjedhura është 106 (rreth 1 % e totalit të Shqipërisë) të cilat përfaqësojnë të gjithë territorin e Shqipërisë dhe që mbledhin informacion në rang qytetesh të ndara në urban-rural.
Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me marzhin e gabimit, Nurja sqaroi se procesi i përllogaritjes ende nuk ka përfunduar, ndaj duhet pritur. "Kemi filluar skanimin e shumatorëve, dhe pasi të bëhet skanimi do shohim marzhin e gabimit. Normalisht ka një marzh gabimi", bëri të ditur ajo. /Start/
2011-11-17 13:40