E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i dënuari për shfrytëzim prostitucioni

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd, me vendimin nr. 22, datë 26.04.2006, e ka dënuar me 10 vjet burg dhe 500.000 lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

I ekstraduari Xhevat Kaca, pasi është larguar në drejtim të Italisë me shtetasen N. K. në vitin 1998, e ka detyruar atë të punojë si prostitutë, duke i marrë të gjitha lekët që ajo fitonte, dhe më pas e ka shitur atë tek një shtetas tjetër shqiptar. Në 2005, shtetasja N.K. është rikthyer në Shqipëri, ku dhe ka bërë denoncimin përkatës ndaj shtetasit Xhevat Kaca. /Start/

                                                                                             2011-11-17 15:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›