E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: S’ka pakt PS-PD, tjeter mashtrim i LSI-se

Kryetarja e Grupit parlamentar te PS-se, nuk ka lene jashtme vemendjes akuzat e ardhura se fundmi nga ish-aleatet e PS-se ne adrese te kesaj partie, per sa i takon reformimit te Kodit Zgjedhor. Ku, sikunder pritej per partite e vogla te majta, konkretisht LSI, sinjalet e leshuara nga dy partite e medha per nisjen e punes mbi reformen zgjedhore, nuk jane gje tjeter vecse pakti i radhes mes PD-PS. Ne kete menyre, duke iu referuar ketyre akuzave, Leskaj nenvizoi se “besoj se ky eshte mashtrimi i radhes, qe behet nga perfaqesues te ndryshem te LSI, per arsye se nuk ka asnje pakt ne kete rast, perkundrazi, ajo qe une kam bere te qarte diten e shtune, eshte fakti qe ne kemi propozuar nje komision te kodit elektoral, me perfaqesim te te gjitha partive politike parlamentare. Une nuk e di se ku mund te qendroje ketu pakti”. Nderkohe qe, Partia Socialiste shfaqet e vendosur per hartimin e plote te reformes zgjedhore. Per kete arsye, socialistet insistojne ne rinisjen e shpejte te punes mbi kete ceshtje, qe, sikunder dihet tashme, konsiston ne reformimin e Kodit te ri Elektoral. Keshtu, kryetarja e Grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, ringriti dhe njehere tjeter dje qendrimin e socialisteve mbi kete reforme. Madje, ne kete kontekst, u bazua dhe kerkesa e tyre per ngritjen brenda kesaj jane te nje Komisioni te posacem per Reformen Zgjedhore. Por, krahas ndryshimeve kushtetuese mbi sistemin zgjedhor dhe reformimin e kodit ne pershtatje te sistemit te ri, socialistet ngulmojne dhe ne nje tjeter pike mjaft te rendesishme, per zhvillimin e nje procesi zgjedhor brenda standardeve te kerkuara, e qe jane kartat e identiteti dhe regjistri themeltar i shtetasve. E, me sa duket, ne kete pike selia roze jo vetem qe nuk do te toleroje, por ka leshuar dhe nje paralajmerim, sipas te cilit nuk do te lejohet zhvillimi i zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, deri ne plotesimin e ketyre kritereve baze, per nje proces zgjedhor te ndershem dhe te lire. “Ne jemi shprehur qarte, besoj, keto dite. Partia Socialiste ka treguar seriozitetin e vet, me grupin e punes, duke punuar ne kete drejtim. I kemi kerkuar mazhorances qe te pershpejtoje punen dhe une besoj se ceshtja e reformes zgjedhore, eshte shume me komplekse, sepse nuk mund te garantojme zgjedhje te lira dhe te ndershme vetem duke ndryshuar Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor, ne qofte se nuk garantojme kartat e identitetit dhe regjistrin”, vleresoi Leskaj, gjate fjales se saj, lidhur me kete ceshtje. Ndalur pikerisht ne kete te fundit, kryetarja e ligjvenesve socialiste, shfaqi pakenaqesine e kesaj partie, lidhur me qendrimin e mbajtur nga kampi i djathte, i cili, sipas saj, jo vetem qe nuk ka dhene nje pergjigje konkrete mbi keto afate, por vijon te deklarohet ne vijimesi ne kuadrin e nje retorike. “Kemi kerkuar nga mazhoranca qe te kete disa afate kohore konkrete per sa i perket perfundimit dhe shperndarjes. Deri sot nuk kemi asnje pergjigje, perkundrazi te gjitha pergjigjet kane qene nje retorike”, vuri ne dukje Leskaj. Nga ana tjeter, disa nga ceshtjet, te cilat do te shoqerohen me mjaft debat mes forcave te ndryshme politike gjate diskutimeve per reformimin e kodit zgjedhor, do te jene pragu elektoral dhe menyra se si do te administrohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Per Partine Socialiste, pragu elektoral eshte i percaktuar ne vete sistemin e ri zgjedhor, i cili, duke qene nje sistem rajonal proporcional, presupozon nje prag natyror. Oli Xhilaga


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›