PR: Po ligjit per Presidentin
Kreu i Grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi, e vleresoi propozimin e ardhur nga Grupi parlamentar i Partise Socialiste ne lidhje me amendimin e Rregullores se Kuvendit qe lidhet me shqyrtimin e kandidaturave per institucionet kushtetuese. Ai thekson se e mbeshteste plotesisht kete propozim dhe afatet qe ai percaktonte per shqyrtimin e meritave te kandidateve nga ana e Komisionit parlamentar te Ligjeve. Sipas tij, ky propozim tenton te zgjidhe ngercet dhe konfliktet qe mund te lindin ne lidhje me proceduren e dekreteve te ardhura nga Presidenti. Ne te njejten kohe ai ka qene ne te njejten linje me kryetarin e Ligjeve per nje ligj organik per Presidentin, ku te perfshiheshin dhe konsultimet per dekretet.