“Ndryshim dhe per Kushtetuesen”
Kryeministri Berisha ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD mbeshteti nismen per amendimin e Rregullores se Kuvendit, ne menyre percaktimin e qarte te kompetencave te Kuvendit per dekretet e Presidentit. Nga ana tjeter, Berisha sugjeroi qe, duke marre shtyse nga kjo nisme, duhej ndermarre nje reforme, ne lidhje me pergjegjesite dhe bashkeveprimin mes institucioneve, ne menyre qe mos te krijoheshin me konflikte. Keshtu, Berisha kerkoi qe te percaktohej ne menyre te qarte edhe koha kur mbaronte afati i gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese dhe institucioneve te tjera ne menyre qe te mos krijohen vonesa.