E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimi ne Kolegj PS Te pavlefshme 284 qendra votimi

Pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë, ky është thelbi i padisë që socialistët depozituan në orët e para të mengjesit të së enjtes në Kolegjin Zgjedhor. Mbi këtë padi të re Kolegji do të vendosë me 6 korrik dhe relator do të jetë gjyqtari Astrit Kalaja. Pavlefshmëri për të njëjtat qendra ishte dhe padia që u shqyrtua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe që nuk u pranua për inkompetencë dhe tejkalim afatesh.  në padinë që juristët e Partisë Socialiste dorëzuan në Kolegjin Zgjedhorë, kërkojnë rrëzimin e këtij vendimi të institucionit qendror te administrimitë të zgjedhjeve dhe pavlefshmëri në 284 qendra votimi.

Në këtë ankesë janë përfshirë prova të reja të cilat sipas përfaqësuevse të majtë provojnë manipulimin e zgjedhjeve përmes futjes së votave shtesë pas datës 14 maj, kur u mbyll numërimi për kryetarin e bashkisë dhe që rezultoi fitues Edi Rama me 10 vota para.

Siç sqaroi një ditë më parë sekretari për çështjet ligjore në Partinë Socialiste, deri më 14 maj kutitë kanë qenë të balancuara, por më pas në bazë të kqyrjes që i është bërë kasetave të  regjistrimit të numërimit të votave, rezulton të jenë futur në kuti vota shtesë.

Sipas socialistëve provat e manipulimit janë dhe i takon Kolegjit të vendos për rivotim në kryeqytet apo për lëniën ne fuqi të rezultatit të 14 majit kur mbaroi numërimi i kutisë së fundit për kryetarin e bashkisë në njësinë bashkiake 5 dhe ku Edi Rama dilte në avantazh me 10 vota përballë rivalit të tij demokrat Lulzim Basha.

Por edhe nëse kolegji vendos ndryshe, më forcën kryesore të opozitës janë të bindur se manipuluesit e zgjedhjevve një ditë do të përballen me drejtësinë.
Azhornuar së fundi ( e enjte , 30 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›