E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet me zgjedhje testi i fundit per 48 mije maturante

Nese rreth 48 mijë maturantë kanë dhënë provimet e fundit të maturës shtetërore , ato me zgjedhje. 97 mijë teste bëjnë të ditura për AS, autoritetet e arsimit janë shpërmdarë në duart e maturantëve të cilët kanë bërë zgjedhjet e tyre, në 17 lëndë që janë vënë në dispozicion.

Me provimet me zgjedhje, përfundon dhe kalvari i gjatë i testeve, por sfida për maturantët që pretendojnë të ndjekin universitetet nuk ka përfunduar. Ata më pas me marrjen e rezultateve edhe të provimeve me zgjedhje, do të plotësojnë formularin A2, duke renditur degët sipas preferencave të tyre.

Edhe për këtë vit ky formular nuk pritet të ketë ndryshime, ndërkohë që janë shtuar programet e studimit. Nga ana tjetër janë përcaktuar edhe koeficentët përkatës ku anglishtja si lëndë me zgjedhje ka koeficentin më të lartë 1.4.

Pas provimeve me zgjedhje në ditët në vijim pritet të dalin dhe rezultatet e provimit të matematikës për të nisur më pas vlerësimi i atyre me zgjedhje.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›