E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimet e maturantëve, MASH: Jo rivlerësim, çështja në Gjykatë

Për maturantët e pakënaqur nga nota e marrë në provimet e maturës nuk do të ketë rivlerësim. Rruga që duhet të ndjekë një maturant që konteston notën është ajo e kërkimit të fotokopjes së testit, dhe më pas bërja e ankimimit. Edhe në këtë rast ankimi do të bëhet vetëm në Gjykatë.

Por autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se vetëm në raste të rralla mund të ndodhë marzhi i gabimit, sepse testi është korigjuar në mënyrë të pavaruar nga 2 ose 3 vlerësues.
 

Ndërsa ka dhe një numër të konsiderueshëm maturantësh të cilët ende nuk kanë njohur rezulatin e provimeve të detyruar për shkak se në test kanë bërë shenja dyshuese.
 

Drejtori i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, në bilancin e provimeve të dhëna thotë se Matura Shtetërore ka ecur në ritme të mira pavarësisht disa anomalive të vogëla.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›