Tregtarët e Laçit, konflikt me Bashkinë për tregun

Bashkia e Laçit ka urdhëruar të largohen tregtarët e zonës, me qëllim që të zhvendosen në një treg tjetër, por që ende nuk është vënë në funksion. Tregtarët të irrituar kanë paralajmëruar protesta nëse ata do të dëbohen nga tregu aktual, pa u caktuar një vend tjetër i posacëm.
Ata shprehen se nuk janë kundër vendimit të Bashkisë për ti rikthyer pronarit të vjetër tokën e tij, që përfshin të gjithë zonën e tregut, por të largohen vetëm atëherë kur të jetë vendosur vendodhja e re e tregut.
Nga ana tjetër, Bashkia e Lacit nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me këtë ceshtje, por ka preferuar të qëndrojë në heshtje, deri sa tregtarët të protestojnë në rrugë në kërkim të së drejtës së tyre.