Ankimimet në KQZ, nesër në kolegjin zgjedhor

Odiseja e ankimimeve pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga ana e forcave politike tashmë duket se do të zhvendoset në Kolegjin Zgjedhor. Në këtë mënyrë duket se institucioni përgjegjës për administraimin e zgjedhjeve që është KQZ-ja, i kalon topin që ditën e hënë kolegjit zgjedhor, i cili nga ana e tij do të nisë fillimisht me shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike për qarkun e Fierit. Ditën e hënë KQZ mbyll shqyrtimin e ankimimit të Partisë për Drejtësi dhe Integrim përsa i përket qarkut të Fierit, duke u shprehur me vendim nëse do të merret në konsideratë apo jo kërkesa e kësaj force politike për të rihapur disa qëndra votimi në këtë qark, me shpresën se do të mund të rikuperojnë një mandat. Nga ana tjetër kolegji zgjedhor nis punën e tij për këto zgjedhje me kërkesat e Partisë Demokratike, Socialiste dhe Konservatore. Demokratët kanë kërkuar të shpallen të pavlefshme disa qëndra votimi në qarkun e Fierit dhe vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për tabelën përfundimtare. Ku në bazë të këtij vendimi koalicioni i djathtë merr 6 deputetë, koalicioni i majtë merr 9 deputetë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1deputet.
Por, selia rozë ka depozituar deri tani tre deputetë, përsa i përket Shkodrës, Beratit dhe Fierit. Në qarkun e Beratit kërkon rinumërim të fletëve të pavlefshme të cilat mund ti japin deputetetin e pestë. PS kërkon gjithashtu shplljen e pavlefshme të votimit në zonën Ruzhdie të Fierit dhe disa qëndra në Shkodër. Kolegji zgjedhor përbëhet nga 8 anëtarë të cilët janë
1. Dhurata Haveri
2. Sashenka Jonuzi
3. Astrit Kalaja
4. Meriban Mullaj
5. Marie Qirjazi
6. Entela Prifti
7. Tom Ndreca
8. Petraq Koço