E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia zbut qëndrimin ndaj EULEX-it

Udhëheqës të misionit evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, thonë se po bëjnë përpjekje për të arritur marrëveshje me Beogradin zyrtar rreth çështjeve të interesit të përbashkët, përfshirë policinë, doganat dhe drejtësinë. Sipas tyre marrëveshjet kanë të bëjnë me shkëmbimin e informatave, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për një numër çështjesh.
Një zëdhënës i EULEX-it, Christophe Lamfalussy, tha se autoritetet në Prishtinë janë të njoftuara me përpjekjet për arritjen e marrëveshjeve me Beogradin dhe nuk e mohoi faktin se po misioni evropian po luan një rol të ndërmjetësit mes dy palëve. Ai tha se një delegacion i EULEX-it do të qëndrojë brenda pak ditësh në Beograd për të vazhduar bisedimet rreth doganave, por edhe policisë e drejtësisë, për arritjen e një marrëvëshjeje për shkëmbim të informatave në këto fusha.
Sipas tij, Beogradi zyrtar që prej disa javësh ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj EULEX-it dhe ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim në çështjet e interesit të përbashkët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›