E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi i PS-se kerkon shpjegim per diferencen e votave ne 113 kuti

Dokumenti Detajet e draftit qe do te shqyrtohet te henen

Nje prej pikave kryesore te ankimimit te Partise Socialiste e cila do te shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor te henen ka te beje me ndryshimin e rezultatit nga KQZ te tabelave perfundimtare te rezultatit per Tiranen. Behet fjale per vendimet me numer 710-711 miratuar me 23 maj nga KQZ vendime te cilat ndryshuan rezultatin e Tiranes ku kandidati Edi Rama doli me 10 vota me shume ne perfundim te numerimit te kutise se fundit ne njesine numer 5.

Krahas shqyrtimit ligjor kesaj here Kolegjit Zgjedhor do ti duhet te kaloje ne skaner shifrat e nxjerra pas perfundimit te 117 kutive te cilat u hapen nga KQZ dhe me pas ndryshuan rezultatin duke sjelle avantazhin e kandidatit Lulzim Basha me 82 vota me shume. Nga 117 kutite qe u hapen ne KQZ vetem ne 113 prej tyre jane gjetur fletevotimi te hedhura ne kutite e gabuara te cilat deri ne momentin kur perfundoi numerimi i kutise se fundit ne njesine 5 konsideroheshin si te pavlefshme. Ne keto 113 kuti numri fletevotimeve me ate te votuese nuk perputhet duke dale 357 vota teper. Edhe sikur te marrim te mireqene nje gabim njerezor ne hedhjen e votes ne kuti te gabuar atehere duke shumezuar me 4 numrin e votave te gjetura ne kuti pasi ne Tirane eshte votuar ne 4 kuti rezultati duhet te prodhoje nje shifer e cila eshte e barabarte me numrin e votuesve. Per te kuptuar ate qe ka ndodhur realisht le te analizojme shifrat e dy qendrave te votimit. Numri i votuesve ne qendren e votimit me numer 1920 eshte 569. Po kaq flete jane gjetur ne kutite per kryetarin dhe keshillin bashkiak.

569 duhet te jete edhe numri votave te gjetura ne dy kutite ku eshte votuar per kryetarin dhe keshillin e njesise bashkiake. Por sipas tabeles te miratuar tashme nga KQZ numri i votave te gjetura ke keto dy kuti eshte 571 per secilen pra 4 vota me shume se ne kutite per kryetarin dhe keshillin bashkiak. Thene ndryshe 4 vota me shume se zgjedhes. Ne qendren e votimit me numer 1759 numri zgjedhesve qe kane votuar ne kater kuti eshte i njejte 543. Po kaq vota jane gjetur ne kutine per kryetarin dhe keshillin bashkiak por nga nje vote me shume se numri i votuesve ne kutite per kryetarin dhe njesine bashkiake. E njejta situate eshte me te gjitha kutite e tjera qe u hapen ne KQZ duke ngritur nje pikepyetje te madhe si eshte e mundur te dalin me shume flete votimi sesa votues. Mosperputhja e numrit te votuesve me fletet e gjetura ne kuti mbetet ti jape pergjigje Kolegjit Zgjedhor qe ndoshta eshte perpara nje rasti qe ndodh per here te pare ne historine boterore te zgjedhjeve ku numri i votuesve nuk perputhet me numrin e votave gjetur ne kuti. Ndersa Jonathan Stonestreet shefi misionit te OSBE-ODIHR-it i pyetur nje jave me pare gjate seances degjimore ne komisionin amerikan te Helsinkit per mosperputhjen mes numrit te votuesve dhe numrit te votave pas hapjes se 117 kutive ne KQZ dha nje pergjigje duke lene te kuptohet se dicka fshihet pas kesaj mosperputhjeje. Mund te them se mund te kete gabime qe prezantohen ne proces ne menyra te ndryshme. Serish nuk dua te flas per numra per shqetesimet qe jane ngritur. E di qe ka pasur shqetesim per keto diferenca. Tani per tani nuk mund te them se kush i ka shkaktuar keto diferenca tha ai. Pas kesaj deklarate te Stonestreet ku ai nuk e perjashton mundesine se dicka ka ndodhur lind pyetja e thjeshte qe kerkon nje pergjigje.

Muhamed Veliu Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›