E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e ndare kercenohet nga revolta paralizuese e vendit

Analiza Reportazh i revistes prestigjioze gjermane per zgjedhjet e 8 majit

Perpara nderteses se Komisionit te Zgjedhjeve ne qender te Tiranes demonstruesit mbajne pankarta te medha te bardha ku behet thirrje per ndihme Ku eshte Europa. Jane mbeshtetesit e Edi Rames dhe jane te zemeruar. Zgjedhjet lokale u zhvilluan kater jave me perpara por ato serish jane te pranishme mes shqiptareve. Rama u rizgjodh kryebashkiak i Tiranes me 8 maj por me vetem 10 vota perpara. Me pas KQZ beri nje rinumerim dhe krejt papritur Rama ishte ne dizavantazh me 81 vota me kundershtarin e tij Lulzim Bashen e Partise Demokratike ne pushtet. Rama e coi ceshtjen ne gjykate por apeli i tij u rrezua ne fundjave. Tashme avokatet e tij po pergatisin nje tjeter padi. Edi Rama eshte nje dymetrosh me nje mjeker me hije. shte kreu i Partise Socialiste partise me te madhe te opozites. Zyra e kryebashkiakut nuk ka qene e mjaftueshme per te per nje kohe te gjate ai shpreson te behet kryeministri i vendit nje nga me te varfrit ne Europe. Meqe humbja e forteses se tij do te thote fundi i ambicieve ai eshte i bindur se armiku i tij kryesor Kryeministri Sali Berisha ka manipuluar rezultatin. Rama thote se qellimi i Berishes eshte qe te asgjesoje ekuilibrat demokratike ne vend dhe parashikon nje revolte popullore qe mund te paralizoje vendin.

Berisha duhet ta marre seriozisht kete kercenim pasi Shqiperia eshte thellesisht e ndare ne kampe pro- Rames e Berishes. Ne zgjedhjet e fundit simpatizantet e dy partive u perplasen. Nje kandidat i PD u qellua jashte shtepise se nje kandidati te PS shpertheu nje eksploziv. Tensionet politike ne Tirane bene qe presidenti i BE Jose Barroso te anulonte nje udhetim te planifikuar ne Tirane. Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe deshiron te bashkohet me BE por pikepyetjet qe rrethojne zgjedhjet per kryebashkiak ne Tirane kane reduktuar shanset qe kjo enderr te behet realitet ne ndonje te ardhme te afert. Gjithandej ne Ballkan qeverite po ndermarrin hapa te dhimbshem per tu marre seriozisht si anetare potenciale te BE-se Serbia po punon per pajtimin me Kosoven Maqedonia kerkon te lere menjane perplasjet e vjetra me Greqine dhe Kroacia ka nxjerre para gjyqit kriminelet e saj te luftes. Me shume se 20 vjet pas renies se Perdes se Hekurt vetem Shqiperia eshte prapa. Shume vezhgues e konsiderojne vendin nje fortese te trafikut te armeve drogave dhe femrave dhe shtepine e gjakmarrjes. Per me teper beteja mes Rames e Berishes ka penguar cdo progres politik per dy vite. Rama kerkon te flirtoje me idene se ai nuk eshte nje politikan. Ai e ka lyer zyren e tij me te kuqe te zeze dhe ne mur varet nje pikture ne vaj e nje bukurie te brishte. Perpara se te zgjidhej per here te pare ne vitin 2000 ai jetonte ne nje ekzil bohemian ne Paris. Ai ishte piktor i suksesshem me ekspozita ne Nju Jork San Paolo e Frankfurt. Me pas ai i hodhi syte nga qyteti i tij i lindjes i lene pas dore i rrezikshem dhe i pluhurosur dhe me kujdes e zbukuroi kete xhungel post- komuniste. Ai dhe miqte e tij lyen apartamentet e zymta me ngjyra te ndezura - portokalli e kuqe e verdhe dhe blu. Ngjyrat ishin nje sinjal se ne kerkonim te ndryshonim dicka thote Rama. Per nje moment dukej sikur po funksiononte. Vendet perendimore e vleresonin populistin ekscentrik si dikush qe mund te realizonte plane te guximshme. Ne internet disa fansa madje i dhane edhe titullin Kryebashkiak i Botes. Dhe ne Shqiperi Rama konsiderohej si nje outsider qe konfrontohej me korrupsionin e klases politike. Keto dite nuk mund thuash se Tirana eshte e bukur por eshte e gjalle. Blloku nje lagje e mbyllur dikur per nomenklaturen eshte nje qender e mbushur me restorante e bare. Parqet jane te pastra rruget kryesore jane te sapovijezuara dhe sheshi Skenderbej me i madhi ne Tirane po rinovohet me fonde nga Kuvajti. Edhe pse popullsia eshte rritur nga 220 mije ne 1.5 milione ne 20 vite serish ai konsiderohet nje qytet i sigurt. Shume nga kjo i atribuohet Rames por prej disa kohesh reputacioni i tij eshte demtuar. Renia e tij nisi ne zgjedhjet e qershorit 2009. Ne ate kohe Partia Demokratike e Berishes ne koalicion me parti te vogla fitoi 70 nga 140 vende ne Parlament. BE nuk i kundershtoi zgjedhjet dhe Rama u ndje i tradhtuar ne fitoren e tij. Socialistet bojkotuan Parlamentin per muaj te tere. do te premte ai dergonte protestuesit perpara zyres se kreut te qeverise. Ne janar 2011 shperthyen krismat kur nje proteste kunder nje skandali korruptiv te zv.kryeministrit u nxeh shume. Garda republikane e Shqiperise hapi zjarr ndaj protestuesve jashte zyres se Berishes duke vrare kater mbeshtetes te Rames. Kur prokurorja kerkoi te arrestonte gjashte oficere Berisha e quajti ate prostitute rrugesh dhe urdher arrestet nuk u zbatuan per jave. Rivaliteti mes dy burrave nxjerr ne pah problemin e Shqiperise. Elitat politike nuk jane te pergatitura per te pranuar humbjet ne votime dhe organet demokratike te shtetit nuk kane autoritetin e duhur. shte faji i Saliut ishte i vetmi slogan qe kryebashkiaku perdori ne fushaten e tij. Ne fakt Rama nuk ka nje platforme politike per te folur gjithcka ka eshte vetja e tij dhe urrejtja per Berishen. Ai eshte kthyer ne nje lloj politikani qe dikur e urrente. Sic thone kritiket e tij ai ka stampuar autoritetin ne parti ka zhdukur debatin dhe i sheh gjerat vetem bardh e zi. Fatos Lubonja nuk eshte i cuditur me kthimin e artistit ne nje demagog. Ne ishim miq thote ai. Dhe qe atehere i kam thene se ai eshte i rrezikshem. Lubonja pi caj ne nje lokal ne sheshin Skenderbej. Autori ishte disident gjate diktatures komuniste te Enver Hoxhes qe u lidh me Jugosllavine Bashkimin Sovjetik dhe me pas Kinen perpara se ta conte Shqiperine ne izolim te plote ne vitin 1978. 13 vitet qe ka kaluar ne nje kamp pune te Hoxhes e kane bere Lubonjen me te prirur per tu semurur por e kane bere edhe me te forte. Ai kollitet shume dhe ben shume gjeste. Rama e Berisha qe te dy jane te mbeshtetur nga klika oligarkesh thote ai duke i pershkruar ata si biznesmene te korruptuar qe kontrollojne industrine e ndertimit dhe median. Beteja e tyre eshte beteje per territore shton ai. Ne 20 vite te renies se komunizmit ne kemi ndryshuar nje lidership te degjeneruar per nje tjeter vetem se ky i sotmi eshte i veshur me mire. Po pse shqiptaret bien dakord me kete Nje arsye mund te jete se ish- vendi komunist nuk ka nje imazh pozitiv per BE-ne. Fqinjet tane jane italianet me Kryeministrin e tyre te korruptuar e te pavlere dhe nga ana tjeter ne kemi greket e falimentuar thote Lubonja. Ai gjithashtu mendon se shqiptaret kane nje kulture demokratike pak te zhvilluar. Ne te vertete shqiptaret kurre nuk ia kane dale te identifikojne veten me shtetin. Otomanet pushtuan Shqiperine e sotme deri ne Luften e Pare Boterore. Vendi ishte deshperimisht i varfer dhe 90 per qind e popullsise ishte analfabete deri ne shekullin e 20. Krenaria kombetare ishte nje luks qe vetem nje grusht intelektualesh te klasit te mesem ne Tirane e Shkoder mund ta perballonin. Shume shqiptare akoma ndjejne se lidhjet e tyre me te forta jane me familjet dhe fshatrat ku kane lindur. Kjo shpjegon se perse ata ne pushtet ne radhe te pare mendojne per miqte dhe klanin e tyre. Ne Luften e Dyte Boterore ushtrite e huaja ne menyre te vazhdueshme marshuan ne vend dhe nje levizje e nendheshme komuniste erdhi ne pushtet ne vitin 1944. Lideri i saj Hoxha vrau rreth 6 mije njerez ne vendin e tij dhe dhjetera mijera u arrestuan. Ai vdiq ne vitin 1985. Pas vitit 1989 Shqiperia u zhyt ne anarki. Askund tjeter nuk e ka shkaterruar komunizmi kulturen politike sic ka bere ketu thote Lubonja. Per shqiptaret shteti nuk ka vlere. Ose do ta mbrosh veten kunder tij ose do ta shfrytezosh. Autori nuk eshte optimist per te ardhmen. Kemi nje mentalitet autoritar dhe nuk jemi ne gjendje te pranojme kompromisin thote ai. Ato pak investitore qe kane ardhur ne Shqiperi nuk kane alternative vecse te pershtaten me ambientin. Nje biznesmen gjerman qe foli per Spiegel ne Tirane nuk pranoi te jepte emrin e tij per shkak se biznesi i tij mund te demtohej. Ti ke nje shans ketu vetem nese je me ata qe jane ne pushtet thote ai. Nuk ka rendesi nese quhet Berisha ose Rama. Ata marrin nje cope ne cdo marreveshje te madhe. Shteti mund te blihet. Biznesmeni i eshte pergjigjur kesaj klime duke punesuar vetem gra. shte nje praktike qe perdoret shpesh nga investitoret ne Afrike. Eksperienca atje ka treguar se grate jane me pak te korruptuara punojne me shume dhe e trajtojne me mire parane. Ai ka pese vite ketu dhe deshiron te qendroje. Vendi ka potencial thote ai. Biznesmeni beson te te rinjte qe duan ato gjera qe i kane te tjeret ne Europe prosperitet nje karriere dhe demokraci. Shume shqiptare jane arratisur nga vendi ne fillim te viteve 90 per te punuar ne Greqi Itali e SHBA dhe shume prej tyre nuk jane rikthyer. Ata kane sjelle ketu standardet europiane dhe jane te deshperuar per menyren se si prinderit e tyre bejne politike thote biznesmeni. Ata po rebelohen. Ata po protestojne kunder lidhjeve te ngushta mes politikes biznesit dhe krimit te organizuar dhe kunder nje sistemi ekonomik ku lidhjet personale jane me te rendesishme se kualifikimet ne pune. Rama e Berisha nuk mund te luajne lojerat e tyre te vogla perjetesisht thote biznesmeni. Ka shume te rinj pa perspektive ne Shqiperi te pakten po aq shume sa ishin ne Egjipt.

Jan Puhl DER SPIEGEL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›