Basha Rama po i ben presion Kolegjit. Nderkombetaret e kane mbeshtetur ate
Nje dite pas letres se hapur te kryetarit te opozites Edi Rama kandidati i mazhorances Lulzim Basha e konsideroi si te paprecedente presionin qe po i behet Kolegjit Zgjedhor per rezultatin e Tiranes. Sipas Bashes ky presion i cili po shpaloset nepermjet letrave eshte nje presion i mirefillte ndaj gjithe sistemit te drejtesise. Ai ka zgjedhur te ndermarre nje hap te paprecedente duke kercenuar dhe duke i bere presion Kolegjit Elektoral me ane te nje letre publike dhe sot para ekranit. shte e papranueshme per cilendo pale qe te beje presion ndaj Kolegjit Zgjedhor deklaroi Basha nepermjet nje deklarate te shtyp. Sipas Bashes vendimi i Kolegjit Zgjedhor i cili i ka lene ne fuqi nje vendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe e lejon Bashen te jete ne avantazh votash eshte ligjor dhe i drejte. Madje sipas Bashes ky vendim nuk eshte kontestuar as nga nderkombetaret ne deklaratat e tyre. Askush nga bashkesia nderkombetare nuk i ka vene ne dyshim vendimet e Kolegjit Zgjedhor. I vetmi qe e ben kete eshte z. Rama deklaroi Basha duke shtuar se nderkombetaret ne deklaratat e tyre kane kerkuar zbatimin e rregullave te shtetit ligjor ne vend. Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes deklaroi se numerimi i cdo vote ishte ne themel te demokracive europiane dhe asaj te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe per kete arsye askush nuk mund ta konsideronte kete parim barbari. Kandidati tjeter ne nje orvatje per te perbaltur procesin pretendon se numerimi i cdo vote eshte barbari. Ne themel te Kushtetutes sone dhe Kodit Zgjedhor bashkerisht te votuar ne themel te drejtave universale dhe lirive te njeriut ne themel te demokracive te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian qendron parimi i numerimit te cdo vote. Barbari eshte mosnumerimi i cdo vote doli ne konkluzionin Basha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter Basha theksoi se ai do te pranonte cdo lloj vendimi qe do te jepnin organet e drejtesise per te dhe ai theksoi se kete rruge duhet te ndiqte edhe kundershtari i tij ne kete gare. Gjate gjithe ketij procesi kam deklaruar dhe deklaroj se cilido qofte verdikti perfundimtar i procesit une do ta pranoj ate. Ne anen tjeter kundershtari im beri zgjedhjen e tij per te mos njohur vendimet e Kolegjit Zgjedhor per arsyen e thjeshte se keto vendime jane bazuar ne ligj dhe jo tek interesat e tij politike doli ne konkluzionin Basha. Ne kete kuader ai i beri thirrje Edi Rames qe ndonese nuk besonte te procesi ai nuk duhet te kercenonte organet e drejtesise. Kur institucionet tona te pavarura bashkerisht te pranuara japin verdiktin perfundimtar eshte detyra e te gjitheve ne te pranojme kete verdikt sepse ligji qendron mbi te gjithe ne keshilloi Basha kandidatin e tij rival. Kandidati i mazhorances Lulzim Basha e ka konsideruar si te ligjshem dhe ne perputhje me vullnetin e qytetareve vendimin e Kolegjit Zgjedhor per te konsideruar te vlefshem vendimin e KQZ-se i cili vendosi te administronte si te vlefshme fletet e hedhura ne kutite e gabuara. Ndonese PS-ja po vijon te dorezoje padi ne Kolegjin Zgjedhor padia me e rendesishme e tyre lidhej me fatin e fleteve te hedhura gabim.