Ankimimi për Fierin, PS “fiton” në Kolegjin Zgjedhor
Më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte pranuar këto fletë si të vlefshme dhe i kishte përfshirë në tabelën e rezultateve. Partia Socialiste kërkoi shpalljen të pavlefshme të rezultatit në qendrën e votimit 3052 në këtë KZAZ, pasi sipas kësaj force politike 440 fletë votimi janë vetëm me një vulë. Në të mungon vula e sekretarit.
“Në përfundim të shqyrtimit, Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, bazuar në ligjin 10019 neni 158 fraksion 3, vendosi pranimin e palës paditëse që është Partia Socialiste”, deklaroi anëtarja e Kolegjit Zgjedhor, Dhurata Haveri. Ky vendim nuk lëviz shpërndarjen e mandateve për Fierin.
Sipas demokratëve, komisionerët socialistë ishin larguar pas një urdhëri politik për të bllokuar votimin në një zonë që njihej si e djathtë. Në vendimin e saj, KQZ i kishte dhënë të drejtë Partisë Demokratike, duke i cilësuar fletët me një vulë si të rregullta.