Ulet kërkesa e qeverisë për para, bie interesi i bonove
23/11/2011 Në pritje edhe normat e kredidhënies
Kërkesa e qeverisë për borxh ka vijuar uljen, duke u reflektuar edhe në interesat e Bonove të Thesarit. Ulja e kërkesës sjell një ulje të kostos së borxhit publik, por pritet të reflektohet edhe me uljen e normës së kredidhënies në monedhën vendase për sektorin privat. Më konkretisht, në ankandin e fundit, Bonot me afat maturimi 12-mujor u emetuan me një normë të ponderuar interesi prej 7.36%, nga 7.43% që ishte interesi në ankandin paraardhës. Në ankand u emetuan Bono në vlerën e 5.5 miliardë lekëve, ndërkohë që oferta për financim ishte 7.2 miliardë lekë. Interesat lëvizën në rënie edhe për Bonot me afat maturimi 6-mujor. Ato u emetuan me një normë të ponderuar interesi prej 6.44%, nga 6.49% që ishte në ankandin e muajit tetor. Qeveria mori një borxh prej 5.2 miliardë lekësh, ndërsa oferta për financim ishte 5.9 miliardë lekë. Ulja e shpenzimeve të qeverisë po reflektohet me kërkesë më të ulët për financim në pjesën e dytë të vitit. Për 6-mujorin e parë të vitit, qeveria emetoi Bono Thesari në vlerën e 172 miliardë lekëve, ndërsa nga korriku deri në mes të nëntorit vlera e borxhit ishte 122 miliardë lekë. Për 6-mujorin e parë të vitit qeveria mori mesatarisht 7.8 miliardë lekë borxh për çdo ankand, ndërsa që nga korriku deri tani, vlera mesatare e huamarrjes për ankand ka rënë në 6.8 miliardë lekë.