Ankohen vetëm BIRN dhe Vetëvendosje
Nga Express më 24 janar 2011 në ora 21:21
Për votimet në Mitrovicë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë deponuar vetëm 11 ankesa.
Këto ankesa i ka bërë Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) 6 dhe Lëvizja Vetëvendosje 5.
Mul Desku nga PZAP ka konfirmuar të hënën pasdite për Express se ky organ brenda 72 orëve do t’i shqyrtoj të gjitha ankesat e deponuara.
Sipas Deskut, natyra e ankesave nuk është e rëndë dhe nuk pritet të ketë masa rigoroze.
Partitë tjera politike nuk kanë bërë asnjë ankesë në PZAP për procesin e rivotimit në Mitrovicë.
Ndërkohë, të hënën Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr një ankesë kundër TV Mitrovicës, dhe kështu numri i ankesave të deponuara në PZAP ka mbetur 10.