E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohesh per tenderin, paguan takse

Kompanite qe do te ankimojne per padrejtesi ne pjesemarrjen ne tendere publike, do te paguajne tarife. Kryeministri Berisha u shpreh gjate mbledhjes se qeverise se, ai synon te vendose tarifa dhe rregulla te qarta per pagimin e tyre, ne nje procedure ankimimi, prane Komisionit te Prokurimit Publik. "Sado qe qeveria lufton per te bere transparencen, - tha kryeministri - per fat te keq, ka disa kompani te specializuara dhe jo per te kryer punet publike, por per te futur sterkembes ne procesin e shqyrtimit te tendereve. Imagjinoni qe kane arritur te ankohen edhe per veten e tyre. Kur dikush e kuptoi se tenderi nuk deshtonte, u detyrua te paraqese ankese per veten e tij. Sic te verbon lakmia, nuk te verbon asgje tjeter. Ndaj edhe vendimi, percakton disa rregulla dhe tarifa qe te mos mund te padisesh veten tende. E theksoj se kemi pasur raste ekzemplare qe, per te ngadalesuar apo prishur tenderin, eshte ankuar per veten e tij. Ndersa projektligji per kundervajtjet administrative percakton qarte detyrimin e shlyerjes se gjobes. "Gjobat, - u shpreh kryeministri - nuk mund te futen ne kalendar. U gjobite, do te paguash. Ministria e Financave ka punuar gjate me kete ligj dhe mund t'u them se ky eshte nje ligj transversal per gjobat, qe perfshin gjoben ne teresi, pavaresisht nga autoriteti qe e vendos ate. Projektligji unifikon praktiken ndaj gjobes, te kuptohemi, nuk i shton gjobat, nuk ka te beje me ndryshime ne vlerat e gjobes, por me praktiken e kthjellte e te qarte te shlyerjes se saj".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›