Fullani pret guvernatorin e bankës serbe

Guvernatori i Bankës Kombëtare të Serbisë Radovan Jelasiç zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në qendër të diskutimeve midis dy guvernatorëve ka qenë kryesisht stabiliteti financiar i rajonit, ku është theksuar se bashkërendimi i politikave të ndryshme makroekonomike do të ndihmonte në intregimin rajonal. Një tjetër pikë e rëndësishme për të cilën u diskutua ishte dhe thellimi i bashkëpunimit ku aktualisht është duke u zbatuar marrëveshja e bashkëpunimit teknik që prej një viti. Guvernatori Jelasiç mbajti dhe një leksion për përfaqësues të bankave dhe stafin pedagogjik me teme "E ardhmja do të jetë ndryshe nga e shkuara". Ndërkohë gjatë fjalës së mbajtur Guvernatori Fullani u shpreh se kriza ekonomike e fundit e ka bërë të domosdoshme thellimin e bashkëpunimit. Në kuadër të kësaj vizite u organizua edhe një aktivitet kulturor në qendër të të cilit ishte shfaqja e filmit "Honeymoons" një bashkëpunim shqiptaro-serb ku mori pjesë dhe guvernatori i bankës qendrore të Malit të Zi Ljubisa Krgoviç.