E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, cmimi rritet me pese leke

Cmimi i karburanteve me pakice rritet me 5 leke ne disa pika furnizimi ne kryeqytet. Ne disa prej pikave me pakice ne kryeqytet, nafta ka arritur ne 133 leke per liter, nafta e cilesise se mire ne 137 leke per liter, ndersa benzina tregtohet me 140 leke per liter. importuesit e karburanteve shpjegojne se rritja e cmimit ka ndodhur per shkak te bursave. Por cmimi i larte i karburanteve kane ardhur edhe per shkak te krizes ekonomike ne Greqine fqinje dhe veshtiresite ne te cilat u gjenden importuesit vendas nga grevat e doganiereve greke. Pak dite me pare duke marr shkak nga shenjat e dukshme te keqfunksionimit te tregut te gazit si dhe te tregut te karburanteve ne pergjithesi ne vend, Konfindustria Shqiptare i kerkoi ekzekutivi ndertimin dhe fillimin sa me te shpejt te veprimit te Entit Rregullator te Karburanteve (ERK). Sipas organizates se biznesit institucioni ne fjale do te sherbeje si vezhgues dhe rregullator per crregullimet subjektive te cmimeve ne tregun strategjik te karburanteve perfshi edhe tregun e gazit te lengshem krahasuar me cmimet e tregjeve nderkombetare, me pasoja te drejtperdrejta dhe te renda ne krijimin e kostove shtese per bizneset, industrite dhe qytetaret shqiptare. "Keqfunksionimi i vazhdueshem i tregut te karburanteve ne Shqiperi, ne kushtet kur teorikisht kemi te bejme me treg te liberalizuar, mund te shpjegohet vetem me ekzistencen ne praktike te marreveshjeve te llojit "kartel" ndermjet operatoreve te fushes", njofton Konfindustria. Tregu i karburanteve dhe gazit me nje qarkullim vjetor prej 800-900 milione euro ne vit, perben tregun me te madh ne vend me ndikim te drejtperdrejte ne te gjithe sektoret e ekonomise sidomos industrive si dhe ne mireqenien e qytetareve shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›